Pahor ka theksuar se Sllovenia do të përkrahë Kosovën nëse i plotëson disa kushte, duke përfshirë respektimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, duke formuar bashkësinë e komunave serbe dhe ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
“Autoritetet serbe duhet të marrin parasysh faktin se Pahor vuri në dukje që Kosova duhet të plotësojë këto kushte në qoftë se e pret ndihmën e Slloveninsë”, thotë zyra e presidentit slloven.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar të hënën ndaj deklaratës së Pahor, pasi ky i fundit deklaroi se do të kërkojë që do t’i bindë vendet anëtare të BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka vlerësuar se një deklaratë e tillë nuk është në përputhje me marrëdhëniet e mira dhe miqësore që ka Serbia me Slloveninë.
Presidenti slloven, Borut Pahor i bëri këto deklarata rreth një javë më parë gjatë vizitës së tij në Kosovë.