Site icon PrishtinaPress

Pagjumësia sjell sëmundje

Gjumi është vendimtar për shëndetin e njeriut.

Por edhe shumë sëmundje janë të lidhura me mungesën e tij, disa prej të cilave edhe mund të ju befasojnë.

Për shembull, pagjumësia ndikon në rritjen e apetitit e cila pastaj çon në shtim peshe, obezitet të mundshëm, te llojit i Tipit 2 të diabetit dhe deri te problemet me sy, sëmundje të veshkave dhe deri në gangrenë.

Kësaj liste të sëmundjeve i shtohet edhe rreziku për t’u goditur nga arresti kardiak.

Hulumtuesit kanë gjetur se ka një ndërlidhje në mes të isomnisë dhe problemeve serioze shëndetësore.

Për ta testuar këtë, neurologët kanë ekzaminuar gjysmë milion njerëz që s’kanë histori me infarktin apo sëmundjet e zemrës ku dhe janë pyetur nëse kanë pasur së paku tre herë brenda një jave simptomat e isomnisë.

Këta shenja janë si problemi i qëndrimit në gjumë, zgjimi i hershëm dhe problemi që të fokusoheni gjatë ditës si shkak i lodhjes.

Rezultatet kanë nxjerr se një në pesë të rritur vuan nga pagjumësia në një pikë të caktuar.

Exit mobile version