Site icon PrishtinaPress

Pagesat për subvencione në bujqësi, inspektime e kontrolle të mëdha në teren

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka paralajmëruar 100% kontrolla në teren për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2023.

Peci në Facebook ka shkruar se ka parë nga afër ecurinë e inspektimeve, bashkë me inspektoret e AZHB-së në komunën e Ferizajt.

Ministri i Bujqësisë, ka thënë se e kanë bërë më të lehtë aplikimin për subvencione duke I thjeshtësuar në tërësi procedurat.

Exit mobile version