Pagesa për hyrje në Prishtinë, Ahmeti i reagon Hazirit: Ku po ta nin Lutë, ti jeton në Prishtinë

104
Advertisement

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj Kryetarit të Komunës se Gjilanit, Lutfi Hazirit, i cili ka thënë se Prishtina do ta paguajë dhjetëfishin e takses së Prishtinës, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Advertisement

Ahmeti ka thënë se vendosja e taksës nuk është taksë për qytete të tjera por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka tollovi me vetura, kjo vlen për krejt dhe jo veç për regjione të tjera ka shkruar ai në facebook.

Postimi i plotë:

Luta, kolegu im ka thënë se Prishtina ka me pagu dhjetëfishin e takses së Prishtinës.

Sigurisht ja kanë keqinterpretu dicka që shumë mirë e shpjeguam. Nuk është taksë për qytete tjera por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka tollovi shumë me vetura. Kjo vlen për krejt dhe jo veç për regjione të tjera.

E dyta, ngadale se nuk fillon tash. Do të ketë diskutime e sistem etj etj. Kjo shkon bashkë edhe me rregullin në trafik, me kamerat e trafikut etj. Pra, ka kohë dhe është politikë progresive

Numri i sëmundjeve respiratore dhe fataliteteve si rezultat i ndotjes është i madh. Dhe po, vetura është një prej armiqëve kryesor në këtë aspekt. E kuptojmë si nevojë kur dikush ka punë në qendër të qytetit, por nuk e kuptojmë si shetitje pa nevojë.

Po ashtu lexova se dikush nga Vetëvendosje na paska kritikuar. Së pari duke shpërnda premisa të gabueshme e mandej mbi to duke ndërtu propagandë. Këtij personi që ka qenë përgjegjës për zhvillim të propagandes në Levizje i them se ja dërgoj emrat e krejt kryetarëve socialdemokratë e socialistë të cilët mund ti takojnë në Aleancen Progresive e le ti pysim cka mendojnë ata për congestion charge.

Mesazh kolegut tim Lutës – mundesh me më pyt para se me hi në reciprocitet ???? por, edhe po të ishte propaganda e vërtetë – ku po ta nin Lutë, ti jeton në Prishtinë. A ka lirim për dhondur në Gjilan? ????

Pak hajgare por një gjë është serioze.

Shëndeti para veturave – gjithë e përgjithmonë!

PostAdssFotoja e reklamës