Manchester United nën drejtimin e Erik ten Hag i ka besuar 18-vjeçarit argjentinas Alejandro Garnacho, i cili sot ka vazhduar kontratën me klubin.
Këtë sezon, ai bëri 32 paraqitje në të cilat kryesisht hyri nga stoli, ku shënoi pesë gola dhe regjistroi gjashtë asistime. Garnacho regjistron një kontribut të drejtpërdrejtë në gol çdo 119 minuta dhe dëshmon me sukses se mund të jetë një nga lojtarët kyç në të ardhmen.
Klubi publikoi në faqen e tij zyrtare, marrëveshjen e re me Garnachon deri në vitin 2028.
Kontrata e tij e mëparshme ishte caktuar të skadonte në verën e vitit 2024.
Kjo kishte bërë që klube si Real Madrid dhe Juventus, të donin të përfitonin nga situata e tij e kontratës.
Argjentinasi fitonte 400 mijë euro në vit, ndërsa tani ka një pagë mujore prej 137 mijë euro.