Të ardhurat mujore e një punëtori në sektorin e bujqësi në Shqipëri janë 54 mijë lekë të reja apo 540 euro.
Kjo shifër nuk është aspak tërheqëse për të rinjtë që të investohen tek punët e tokës, mungesa e fuqisë punëtore për këtë sektor është një tjetër problem madhor, pasi atij të tregut.
Krahu i punës në zonat rurale tashmë është bërë një sfidë për bizneset bujqësore dhe ato blegtoriale, sepse pagat në bujqësi ofrohet me bazë ditore për shkak të natyrës sezonale të punës. Përballë këtyre kushteve, shumë të rinj kanë preferuar të largohen përgjithnjë nga jeta e fshatit.
“Duke pasur këtë nivel page ka pak mundësi dhe hapësira që një i ri të zhvillohet profesionalisht në zonat ruralë, bën që shumë prej tyre të zgjedhin zbritjen në qytet e kthehen në darkë në shtëpi , apo të shohin një rrugë zgjidhje emigracionin që bëjnë të njëjtën proces punë por kanë tjetër vlerësim në pagë“-shprehet Erion Muça, ekspert punësimi.
Sipas ekspertit të punësimit, Erion Mucca, një pjesë e fajit se përse fshati ka mbet pa punëtor e kanë vetë bizneset pasi nuk ofrojnë kushte të mira punë duke filluar që nga pagesa e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, e deri tek ditët e pushimit.
“Janë shumë pak ato sipërmarrje apo ferma agroturistike që i sigurojnë punonjësit për nevojat që kanë gjë që bën që mënyra se si trajtohet marrëdhënia e punës në këtë sektor është më para në dorë.”
Në zonat e Lushnjës dhe Fierit aty ku zhvillohet bujqësia intensive dita e punës në sera kap vlerën e 1500-2000 lekë të reja, bujqit paralajmërojnë se sezonin e ardhëm ata do të kërkojnë rritje page pasi punë në bujqësi është tepër e vështirë.