0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Pagat e ushtarakëve, a janë të mjaftueshme për mbrojtësit e shtetit?

Në ligjin për pagat janë përfshirë edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Bazuar në të dhënat qeveritare, pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës kanë përfituar rritje page. Por, shumë skeptik mbi këtë gjë mbetet një ish-komandant i FKS-së. Kadri Kastrati thotë se pagat e ushtarakëve të Kosovës do duhej të rriteshin edhe më shumë.

Ushtarakët që janë pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës e kanë për detyrë mbrojtjen e popullit dhe territorit të shtetit më të ri në Evropë.

Por, shpërblimi që e marrin për punën që bëjnë mbase nuk është më i kënaqshmi.

Me koeficientin e ri te ligjit për paga, pagat e ushtarakëve të Kosovës u ngritën, duke shkuar kështu ajo e ushtarit të thjesht në 588 euro bruto.

Megjithatë kritikat se ato vazhdojnë të mbesin të ulëta janë të pashmangshme.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes teksa përmendin pagat e reja  në të gjitha gradat thonë se këto nuk do të jenë ngritjet e fundit.

Zëdhënësja, Liridona Gashi flet për benefitet që kanë ushtarët dhe pagesën prej 210 eurosh që marrin rekrutët e që siç thotë është mbështetje e jo pagë.

“Ekzistojnë edhe benifite tjera të tipit lirimit nga shpenzimet e transportit ose ushqimit, të cilat janë shpenzime që mbulohen nga Ministria e Mbrojtjes. E pos kësaj jemi duke punuar të gjejmë dhe alternativa të tjera të cilat mund të ndikonin në mënyrë direkte në mirëqenien e ushtarakëve”, deklaroi Gashi.

Por, aspak i kënaqur me pagat e pjesëtareve të Ushtrisë së Kosovës është ish komandanti i tyre, gjenerali në pension Kadri Kastrati.

“Nuk mund të kesh një ushtri të mirëfilltë, ushtarë të devotshëm që me profesionalizëm të lartë t’i kryejnë obligimet e veta sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës me një pagë që nuk arrin 500 euro. Ushtari është i rrezikuar çdo ditë”, tha Kastrati.

Pavarësisht koeficientit e pagave Ministria e Mbrojtjes ka hapur dyert edhe njëherë për rekrutë të rinj.

Liridona Gashi nga Ministria e Mbrojtjes, thotë se në konkursin që u mbyll para një jave, pati interesim të konsiderueshëm me theks të veçantë të vajzave.

“Është për t’u duartrokitur për shkak se e dimë që për shkak të mentalitetit të përgjithshëm, jo vetëm por në të gjitha shtetet ekziston një lloj hezitimi i inkuadrimit të vajzave, për shkak se ushtria shihet me tepër me syrin e një profesioni për meshkuj”.

Por ish komandanti i FSK-së Kastrati ka një ndrojtje.

“Një numër shumë i madh e kanë pritur këtë ligj, e kanë pritur që do të kenë një përmirësim të ardhurave personale, të standardit të tyre jetësor. Pas këtij ligji ikja nga uniforma do të vazhdojë, të mos e them edhe më tepër”.

 Me ligjin e ri për paga Komandanti i FSK-së do ta ketë pagën 1575 euro, ushtari 588 euro, ushtari i klasit të parë 609 euro, rreshteri 693.

Por, parat që marrin dhe shfrytëzojnë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës është më e vogël, pasiqë në koficentin e miratuar nga Ministria e Financave nuk është llogaritur paga neto por është paraqitur në formën bruto, që nënkupton se në kuadër të shifrës së prezantuar janë përfshirë edhe tatimet që janë obligative për seciln të punësuar.

E kur ato paguhen secili i punësuar gëzon më pak të ardhura./RTV Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img