0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Pagat e ulëta, dorëhiqen 40 zyrtarë policorë

“as në ëndrrat më të këqija nuk e kom pa që ka me e lshu Policinë e Kosovës”

Këto ishin fjalët e një zyrtari policor i cili në kushte anonimiteti i tha RTV21 se pas 20 vjetëve u detyrua të jap dorëheqje nga policia e Kosovës. Shkak për dorëheqje thuhet të jetë paga e ulët dhe kushtet ekonomike.

“Në polici kam punuar 20 vjet e 10 muaj. Dorëheqjen asnjëherë nuk e kam mendu prej policisë edhe atëherë kur kam pas leje qëndrimin e Austrisë në vitin 2010. Ndërkohë jam detyru me punu në bujqësi për me e mbajtë familjen 6 anëtarëshe deri sa erdhi momenti që u detyrova me dhanë dorëheqje, në një farë mënyre prej zorit. Se nuk po muj me mbajtë familjen 6 anëtarëshe dhe askush tjetër përpos pensionit të babës nuk ka të ardhura”

Kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, tha se rreth 40 zyrtarë policor kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga Policia e Kosovës dhe shkak për këtë sipas tij janë pagat e ulëta. Ndonëse sipas Imerit, shkak është bërë edhe siç thotë ai “loja e qeverisë me Policinë e Kosovës në çështjen e ligjit të pagave”

Ndërkohë njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala tha se dorëheqja e këtyre zyrtarëve policorë është neglizhencë e institucioneve përkatëse dhe, sipas tij, për këto dorëheqje më së shumti e pëson Kosova. Ai tha se një polic për t’u bërë i gatshëm për intervenim buxhetit të Kosovës i kushton rreth 20 mijë euro

Që nga themelimi i policisë së Kosovës, mbi 2 mijë zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje vullnetare. Shumica e të dorëhequrve e kanë lëshuar Kosovën në, siç thuhet, kërkim të një jete më të mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img