Site icon PrishtinaPress

Pagat e mësimdhënësve me ligjin e ri dhe protestat e mundshme, flet Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, për IndeksOnline ka folur mbi ligjin për paga i cili do të shqyrtohet më 22 dhjetor, me procedura të përshpejtuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Jasharaj ka thënë se nëse ligji për paga pranohet nga anëtarësia e SBASHK-ut atëherë janari do të jetë më i qetë, nëse jo do të ketë veprime sindikale nga SBASHK-u, dhe nuk përjashtohet rifillimi i grevës.

Jasharaj ka thënë se nuk e dinë ende vlerën e koeficientit për paga, për të cilin janë në pritje.

“Nëse ligji i pagave është i pranueshëm po flas tani vetëm për sektorin e arsimit që nga çerdhet deri në Universitet ne e keni dorëzuar gjendjen tonë dhe MASHT-i na ka thënë që ka qenë i përafërt, Po që se kemi një ligj të pranueshëm i cili sistemin e arsimor e vë në pozitë meritore, atëherë janarin do ta kemi shumë më të qetë, ngase çdo herë ne mungesë të ligjit të pagave janë shtuar tensionet dhe janë shtuar kërkesat për greva. Nëse e kemi një ligj që e pranon anëtarësia jonë atëherë situatën do ta kemi më të lehtë dhe në janar pastaj do të diskutojmë dhe do të marrim vendime në bazë të asaj që e thotë anëtarësia. E tëra varet nga institucionet. Në radhë të parë, të shohim çfarë do të bëje parlamenti të enjten, urojmë që t’i mbajë fjalët e tyre edhe opozita dhe pozita, nëse jo, unë nuk mund të them asgjë tjetër por janë të mundshme edhe veprimet sindikale të cilat besoj që nuk do t’i bëje vetëm SBASHK-u, por do t’i bëjmë si në të kaluarën në kuadër të BSPK-së, i mbetet anëtarësisë të thotë fjalën e vet, nëse ata pajtohen me ligjin e pagave, atëherë ne do të kemi situatën shumë më të qetë, nëse jo i mbetet SBASHK-ut të vendos çka tutje”, ka thënë Jasharaj, raporton IndeksOnline.

Kujtojmë, se të enjten dy projektligje do të jenë në shqyrtim, për të cilat u votua për shmangie nga afatet procedurale. Projektligji për Paga dhe ai për Zyrtarët Publikë do të shqyrtohen në seancë plenare, vetëm dy javë pasi morën miratimin në leximin e parë.

Exit mobile version