Site icon PrishtinaPress

Paga minimale 264 euro, Kurti: Do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë

Kryeministri i vendit Albin Kurti, bëri të ditur se me miratimin në lexim të dytë në Kuvend është berë rritja e pagës minimale.

Kurti theksojë se me këtë është përmbushur edhe një tjetër zotim tjetër i kësaj qeverie.

Tutje tha se për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Po përmbushim edhe një tjetër zotim tonin, rritjen e pagës minimale.

Me miratimin në lexim të dytë në Kuvend, mundësohet rritja e pagës minimale. Nga 130 euro e 170 euro, në 264 euro bruto për të gjithë. Për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale.

Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, ndërsa nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët.

Punëtorëve po ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson jetë të dinjitetshme.

Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë ligj.

Exit mobile version