Site icon PrishtinaPress

(Pa)drejtësia për Donjetën: Më shumë se 7 vjet hetime për vrasjen “pa autor”

Shtatë vjet e 4 muaj e 28 ditë. Kaq kohë morën tentimet e drejtësisë kosovare për ta zbardhur rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt. 24-vjeçarja nga fshati Strellc i Ulët i Deçanit u vra më 9 nëntor, 2015, me dy plumba në kokë.

Edhe 2.705 ditë nga vrasja e saj, vrasësi është ende i lirë dhe i panjohur për organet e drejtësisë.

Për 38 ditë në vitin 2015, familja Pajazitaj nuk dinte asgjë për Donjetën, derisa trupi i saj u gjet i dekompozuar në Bjeshkën e Strellcit. Pak ditë më vonë, familjarët morën vesh se i dyshuar kryesor për vrasjen e saj ishte kushëriri i afërt i tyre, Naser Pajazitaj, atëherë 60 vjeç.

Pas 10 vendimeve gjyqësore, ku herë u shpall i pafajshëm e herë u dënua me burgim të përjetshëm, Naser Pajazitaj u lirua nga të gjitha akuzat më 6 prill, 2023. Ai doli nga burgu dhe shkoi në shtëpi.

Për herë të fundit, Donjeta ishte parë jo shumë larg lagjes ku jetonte edhe ajo, edhe Naser Pajazitaj./PrishtinaPress/

 

Exit mobile version