4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Paditë e Gjikos kundër gazetarëve, reagon kryeredaktori i Front Online

Emri i reperit të njohur kosovar, Asdren Gjikolli i njohur në skenë si “Gjiko” është lakuar në media për disa ditë. Krejt kjo pasi u raportua se i njëjti kishte dhunuar një të mitur.

Pas publikimit të artikujve me dokumente nga mediat, reperi nuk qëndroj i heshtur dhe reagoj përmes një video në Instagam kinse ai është i pafajshëm në këtë mes dhe do t’i padisë mediat.

Kryeredaktori i Gazetës FrontOnline, Lavdim Hamidi ka reaguar në lidhje me kërcënimin e reperit duke treguar se Asosacioni i Gazetarëve dënon përpjekjet për frikësim me padi ndaj gazetarëve të FrontOnline 

Gjithashtu Asosacioni, këto tendenca i ka quajtur si të tilla që nuk kanë për qëllim ftesën në gjykatë, por, vetëm frikësim të mediave dhe zhvendosjen e vëmendjes larg nga akuzat ndaj Gjikos.

“AGK-ja dënon përpjekjet për frikësim me padi ndaj gazetarëve të FrontOnline nga Gjiko

AGK konsideron që paditë dhe kërkesat për masë të përkohshme përmbajnë elemente të Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP), padi këto që nuk kanë për qëllim të fitohen në gjykatë, por të frikësojnë mediat dhe të largojnë vëmendjen nga akuzat që rëndojnë ndaj këngëtarit Gjiko”, ka shkruar Hamidi në facebook.

Në anën tjetër, në reagimin e Asosacionit të Gazetarëve në facebook thuhet se dyshimet për dhunim të një të miture, nga një figurë e njohur publike, përbëjnë temë me interes publik dhe mediat kanë obligim që të informojnë publikun.

Reagimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img