Site icon PrishtinaPress

Padia për gjenocid kundër Serbisë, Osmani: Përgatitjet kërkojnë hulumtim të thellë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë konferencës së përbashkët për medie me presidentin slloven, Barut Pahor foli edhe për padinë e paralajmëruar ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Po ashtu, Osmani deklaroi sot se Sllovenia asnjëherë nuk ka pasur qëndrim për ndryshim të kufijve të Kosovës.

“Ne duhet të kemi vetëbesim. Pavarësisht se kush mund të shtyjë para ndryshimin të kufijve apo të publikojë non papers të tillë, përfaqësuesit e Kosovës asnjëherë nuk do të përkrahin ato”, tha ajo në një konferencë të përbashkët për media me presidentin slloven Borut Pahor.

Osmani ka folur edhe për padinë e paralajmëruar ndaj Serbisë në gjykatën ndërkombëtare.

“Unë jam deklaruar edhe më herët, është dakordim i përbashkët i të trija institucioneve, sepse ne kemi takime të rregullta çdo të hënë, për politik të jashtme. Koordinojmë çdo qëndrim me kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, dhe padia për gjenocid ka qenë ajo që kemi dakordim të plotë. Për secilin që i njoh për së afërmi masakrat e Serbisë në Kosovë, nxirret një qëndrim i qartë që qëllimi i forcave serbe ishte shfarosja. Pjesa e përgatitjes për padi kërkon hulumtim tepër të thellë. Do të bashkëpunojmë me secilin shtet që na ndihmon të vendosim drejtësi”, ka thënë Osmani.

Qeveria e Kosovës po planifikon që në fund të vitit 2022 të ngrejë padi kundër Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Albin Kurti, me rastin e marrjes së besimit nga Kuvendit i Kosovës për formimin e qeverisë, më 22 mars, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij qeverisës, synon që të realizohet ngritja e padisë ndaj krimit të gjenocidit serb në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë në luftën e fundit tek ne dhe kjo e meriton një padi dhe qeveria e Republikës së Kosovës e ka përgatitjen e saj një obligim”, tha Kurti pas miratimit të programit të vet qeveritar.

Exit mobile version