5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Pacollit i lëshohet leja për aterrim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i është lëshuar leja për aterrim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Pacolli këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook:

“Tani më treguan se është lëshuar një leje për aterrim në Prishtinë. Nuk di çka ka pas nevojë për krejt këtë inskenim. Nuk di pse ka pas nevoje për ‘kërcënime’. Gjithë kjo me bënë të ndihem i pasigurt në vendin tim!”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, sot gjatë ditës kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas paralajmërimeve se ai duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë nëse kthehet në Kosovë.

Pacolli në reagimin e tij në Twitter ka shkruar se Qeveria Kurti ka lejuar stafin mjekësor të Serbisë të hyjë në Kosovë, pa shkuar në karantinë.

Por, edhe Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të AKR-së.

Lidhur me këtë Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri më sot në këtë ministri nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare për asnjë nga ato çka përmenden në reagimin e Pacollit.

Ministria tutje ka sqaruar se nuk janë të njoftuar me asnjë praktikë nga vendet e përparuara ku dikush për shkak të pozitës nuk i nënshtrohet kritereve të parandalimit të përhapjes së pandemisë.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10163313527890153

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img