1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli: Zyrtarisht ka filluar bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kenias, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët

Ish-presidenti i Kosovës dhe kryetari aktual i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se presidenti i Kenias ka marrë vendim për fillimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Pacolli, këtë lajm e ka cilësuar si “ moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”.

“Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, Ëilliam Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, ka shkruajtur Pacolli në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img