Site icon PrishtinaPress

Pacolli: Zimbabve e ka njohur pasaportën e Kosovës u pajtuam për thellimin e raporteve

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Zimbabve e ka njohur pasaportën e Kosovës.

Pacolli tha se gjatë qëndrimit në Nju Jork ka zhvilluar takime të rëndësishme për vendin.

Ndër të tjera, ai deklaroi se lobimi për Kosovën duhet të shndërrohet në prioritet. 

“Gjatë qendrimit tim në Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB, zhvillova një numër takimesh me rëndësi për vendin. Takime të nivelit të lartë zhvillova me presidentin e Zinbabvesë Emerson Mnangagëa të cilin e falenderova për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës dhe u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror. takova Gjithashtu presidentin e Kenyas, mikun tim Ëilliam Ruto, presidentin e Sierra Leones Julius Mada Bio, presidentin e Liberisë George Ëeah, presidentin e Botsëanës Mokgëeti Masisi, Zvpresidentin e Gambias Mohamed Jalloë, ministrin e jashtem Mahmadou Tangara dhe nje delegacion të lartë nga Ruanda si dhe udheheqjen e organizates boterore te te rinjeve”, shkroi Pacolli në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë: 

Gjatë qendrimit tim në Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB, zhvillova një numër takimesh me rëndësi për vendin. Takime të nivelit të lartë zhvillova me presidentin e Zinbabvesë Emerson Mnangagëa të cilin e falenderova për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës dhe u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror. takova Gjithashtu presidentin e Kenyas, mikun tim Ëilliam Ruto, presidentin e Sierra Leones Julius Mada Bio, presidentin e Liberisë George Ëeah, presidentin e Botsëanës Mokgëeti Masisi, Zvpresidentin e Gambias Mohamed Jalloë, ministrin e jashtem Mahmadou Tangara dhe nje delegacion të lartë nga Ruanda si dhe udheheqjen e organizates boterore te te rinjeve.

Lobimi për Kosovën duhet të shëndërrohet në prioritet, veqanërisht nē situatën e vështirë në të cilën gjindet vendi ynë

Falenderoj mikun e vlefshem, presidentin e Republikes se Kenyas i cili pothuajse cdo dite me mundesoi te takoi President dhe delegacione te vendeve te ndryshme  ku pata mundesine te promovoj Kosoven nderkombetarisht, duke shfrytezuar edhe zyret e misionit të përhershëm të Kenyas në OKB. 

Poashtu, një numër takimesh zhvillova në interes të bizneseve të Kosovës, për tu dhënë mbështetje produkteve të Kosovës në krijimin e lehtësirave për eksport, bashkë me mikun tim Shkelqim Devolli. 

Gjatë qëndrimit në SHBA takova edhe veprimtarin e madh Jim Xhema dhe bashkëbisedova me aktivistët e shoqatës Panshqiptare Vatra, ku nga kryetari i saj z.Elmi Berisha u nderova me mirënjohje.

Exit mobile version