Site icon PrishtinaPress

Pacolli-Vuçiq’it e politikanëve serb: Lërini njerëzit të kenë festa normale dhe të qeta

Shefi i Diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ka deklaruar se kundërshton fuqishëm deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe të politikanëve të tjerë serb lidhur me Kishat dhe Manastiret Ortodokse serbe në Kosovë.

Ai tha se Kosova ofron mbrojtjen më të madhe të mundshme për objektet fetare, diçka që Kisha Ortodokse Serbe nuk e ka as në Serbi.

“Unë dua ta bëj të qartë Beogradit qe të ndal nxitjen e tensioneve në Kosovë, dhe vendet e tjera të rajonit. Këto deklarata sot tregojnë një shenjë të qartë qe Beogradi dëshiron të nxisë tensione në Kosovë para Krishtlindjes Ortodokse për të manipuluar serbët e Kosovës. Ligji për liritë fetare në Kosovë ka marrë miratimin e Komisionit të Venecias dhe është në përputhje me standardet evropiane, ai tani do të miratohet nga Kuvendi i Kosovës”, tha Pacolli, transmeton Indeksonline.

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli porositi serbët t’i lejojnë njerëzit të kenë festa normale dhe të qeta.

“Asnjë politikë në fe nuk është e nevojshme e aspak nga Beogradi që njifet për tendenca për manipulime me qytetarët serb të Kosovës”, shtoi ai.

Exit mobile version