Lideri i AKR-së, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli është përdorues i rregullt i rrjeteve sociale.
Pacolli ka zgjedhur shpesh herë që përmes këtyre rrjeteve sociale të tregojë qëndrimet e tij politike, por edhe të flasë për jetën personale.
Këtë të diele, Pacolli zgjodhi edhe që të jap një këshillë, sa i përket respektit.
Ai tha se respekti nuk është diçka që fitohet brenda një ditë.
Madje ai theksoi se kjo është rezultat i një punë shumëvjeçare.
