Site icon PrishtinaPress

Pacolli vizitë zyrtare në Suedi

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka nisur një vizitë njëditore në Mbretërinë e Suedisë.

Gjatë kësaj vizite, kreu i diplomacisë kosovare fillimisht do të takojë në një takim dypalësh dhe më pas do të ketë një drekë pune me homologen e tij nga ky shtet, ministren e Jashtme, Margot  Wallström, për të vazhduar takimin e radhës me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, Ulrika Modéer.

Në orët e pasdites, Pacolli do të takohet edhe me përfaqësues nga Parlamenti suedez (Riksdag), respektivisht, Grupin e Miqësisë Suedi –Kosovë.

Suedia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të dyja vendet kanë arritur që të zgjerojnë dhe thellojnë bashkëpunimin dhe partneritetin në shumë fronte.

Si vend mik dhe partner i Kosovës shteti suedez në vazhdimësi ka mbështetur konsolidimin e shtetit të Kosovës në nivelin e brendshëm ashtu si edhe integrimin e tij në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve.

Exit mobile version