Site icon PrishtinaPress

Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen e tre fëmijëve

Selim Pacolli, ka shprehur keqardhje dhe dhimbjen e tij me rastin e humbjes tragjike të jetëve të tre fëmijëve në Jabllanicë.

Ai u ka shprehur ngushëllime të tri familjeve të viktimave, ndërsa bënë të ditur se në nderim të kujtimit për fëmijët, Koalicioni për Familjen, ka anuluar të gjitha aktivitetet parazgjedhore për sot, transmeton klankosova.tv.

”Ngushëllime për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina

Me dhembje të thellë, shprehim ngushëllimet më të thella për familjet Mehmeti, Rama dhe Morina për humbjen tragjike të djemve të tyre. Lutemi që Zoti t’u dhurojë forcën dhe durimin për të përballuar këtë tragjedi.

Në nderim të kësaj humbjeje, anulojmë të gjitha aktivitetet parazgjedhore për ditën e sotme.

Të kujtojmë të rinjtë që humbën jetën dhe të mbështesim njëri-tjetrin me solidaritet”.

Exit mobile version