1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli tregon se pse nuk po angazhohet më për njohjet e Kosovës

Angazhimi i kreut të AKR-së në njohjet e shtetit të Kosovës është zbehur. Kjo sipas Pacollit është bërë si pasojë e mos-suksesit në vota.

Ai në Rubikon të KTV-së theksoi se investimi i tij është zbehur duke qenë që nuk ka pranuar, siç thotë ai, “dozë falënderimi” nga qytetarët.

“Ka pas një dozë demoralizimi kur e kam parë që e gjithë ajo punë e gjithë ai shpenzim, nuk është kthyer si një lloj falënderimi nga qytetarët. Të gjithë kanë nevojë për shkëndijën e dikujt sepse drita jote fiket. Një pjesë e madhe e punës që është bërë është parë si jofalënderuese. Nuk është kthyer në një sukses në vota edhe pse nuk është bërë për atë arsye”, ka thënë Pacolli, raporton Koha.net. Riformatizimin e AKR-së, Pacolli thotë se e ka bërë për rininë kosovare.

Ai thotë se nuk ka pasur moment më të keq se kur ka parë të rinjtë tek shesin çdo gjë për t’u larguar nga vendi.

“Më ka shtyrë rinia e Kosovës që të kthehem. Duke e parë atë që ndodhi me rininë, duke shitur gjithçka për t’ju drejtuar emigrimit, nuk e harroj asnjëherë atë moment. Aty kam vendosur që ta riformatizoj AKR-në dhe si rezultat i asaj ja ku jemi, me një AKR shumë të fortë dhe me mbi 800 nëndegë dhe 38 degë”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img