1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli thotë se i kanë siguruar votat për ratifikimin e Demarkacionit

Pas një pauze në seancën e Kuvendit, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka thënë se me deputetët e Vetëvendosjes, nuk kanë biseduar për votë pro Demarkacionit, por për kauzën për heqjen e bllokadës. Ai, po ashtu, ka thënë se janë votat për Demarkacionin.

Pacolli është shprehur optimist kur ka folur para gazetarëve në pauzën e seancës së jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se ekziston vullneti për të kaluar Demarkacioni, ndërsa pohon se janë votat e nevojshme për ratifikimin e tij.

Kur pyetët se nga kush tjetër mund të votohet përveç atyre që janë deklaruar pro Demarkacionit, zv.kryeministri ka thënë se “do të votohet nga deputetët e Kuvendit që kanë vullnetin e zhbllokimit të gjendjes”.

Ai nuk ka treguar se nga cilët deputetë saktësisht pritet që të votohet Demarkacioni.

Kundër Demarkacionit janë deklaruar vetëm Vetëvendosje dhe Lista Srpska, e nga ana tjetër duhen së paku dy vota nga këto subjekte për t’u arritur ratifikimi i Demarkacionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img