Site icon PrishtinaPress

Pacolli tallet me Kurtin për ekuacionin: Dukej më shumë si një truk cirku sesa matematikë

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, ka shkruar një shkrim, në të cilin ka komentuar huqjen e kryeministrit Albin Kurti me ekuacionin me një të panjohur në një shkollë në Podujevë.

Në shkrimin e tij, Pacolli ka vlerësuar se ekuacioni “dukej më shumë si një truk cirku sesa matematikë”.

“Por ndihmësit tuaj, në ngutjen e tyre për të bërë një shfaqje dhe për t’ju lavdëruar, ju dhanë një ekuacion që dukej më shumë si një truk cirku sesa matematikë. Sikur të më kishin pyetur mua, do t’ua kisha dërguar zgjidhjen përpara se të fillonte shfaqja e tyre… por mesa duket shfaqja duhet të vazhdojë, apo jo…” – ka shkruar ai.

Exit mobile version