2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli: Shumë shtete janë zhgënjyer për shkak se Kosova nuk i ka falënderuar për njohjen e pavarësisë

Kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Pacolli aty tha se ka pasur shumë shtete të cilat e kanë njohur Kosovën në vitin 2008, mirëpo kanë mbetur të zhgënjyera sepse të njëjtat nuk janë falënderuar për këtë qëndrim.

“Ka pasur shumë shtete të cilat e kanë njohur Kosovën në vitin 2008 por kanë mbetur të zhgënjyera pse ne nuk kemi marrë masa që të krijojmë marrëdhënie diplomatike, madje disa shtete kanë mbetur të lënduara për shkak se as nuk janë falënderuar, njëra nga këto shtete është Polonia”, u shpreh Pacolli.

Megjithatë, Pacolli shtoi se Kosova është në përpjekje e sipër të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më Poloninë, ku synim kryesor është hapja e ambasadës në Varshavë.

Pacolli foli edhe për vizitat që ai ka zhvilluar në shumë shtete të Europës dhe Afrikës.

Ai po ashtu bëri të ditur se së shpejti mund të takohet edhe me sekretarin amerikan të shtetit, mirëpo ende nuk është vendosur për datën se kur do të zhvillohet kjo vizitë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img