Site icon PrishtinaPress

Pacolli shkruan për takimin me Elon Musk: Mundësi për ta vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se është takuar me miliarderin Elon Musk në festën e organizuar në rezidencën e Donald Trump, me rastin e fitores së zgjedhjeve për president të SHBA-së.

Pacolli këtë takim e ka vlerësuar si mundësi për ta vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror.

“Ky takim nuk është thjesht një moment i veçantë personal, por një mundësi unike për të vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror dhe teknologjisë së avancuar. Jam i përkushtuar të ndërtoj ura të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe kompanive më të suksesshme në botë. Jemi një vend i vogël, por me ambicie të mëdha. Le ta bëjmë Kosovën një qendër inovative dhe një destinacion tërheqës për investitorët e huaj. Ky është vetëm fillimi!””, ka shkruar Pacolli në facebook.

Exit mobile version