Ish-kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas fitores së John Mahama Dramani për zgjedhjen e tij si President i Ganës.
Ai ka thënë kjo fitore shënon një epokë të re diplomatike të Kosovës me Ganën dhe më gjerë.
“Përshëndes me ngrohtësi mikun tim të vjetër, John Mahama Dramani për zgjedhjen e tij si President i Ganës. Gjatë mandatit të tij të mëparshëm, ai ishte një mbështetës i palëkundur i Kosovës, dhe kthimi i tij shënon një epokë të re për diplomacinë e Kosovës me Ganën dhe më gjerë. I uroj shumë sukses në udhëheqjen e tij!” – ka shkruar ai.