Site icon PrishtinaPress

Pacolli: Policët e rrëmbyer të lirohen menjëherë, askush të mos luajë me zjarrin

Presidentti i i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve policor kufitar nga ana e Serbisë.

Ish-presidenti i Kosovës, ka thënë se në këtë situatë të tensionuar, nuk ka rëndësi kush është pozitë apo opozitë.

“Kemi tre policë të rrëmbyer nga Kosova, të cilët duhet të lirohen menjëherë! Në këto momente kërkohet unitet dhe koordinim me aleatët tanë. Askush nuk duhet të luajë me zjarrin. Kosova meriton më mirë, dhe është për keqardhje kjo situatë e rëndë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

 

Exit mobile version