Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ua ka ndaluar të gjithë ministrave serbë hyrjen në Kosovë gjatë ditës së sotme.
Por burimet e Indeksonline tregojnë se kreu i diplomacisë kosovare është duke u përballur me presion nga faktori ndërkombëtar dhe i brendshëm që shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq t’i lejohet hyrja në Kosovë.
Ndryshe sot Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është stacionuar në Veri për të realizuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.