Site icon PrishtinaPress

Pacolli për vdekjen e tre personave në aksident: Zoti ua shtoftë gajretin

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka sugjeruar gjithë vozitësit kosovarë që të kenë kujdes në trafik, duke përmendur rastin tragjik të Prizrenit.

“Vëllezër dhe motra, të dashur qytetarë. Sot tre veta vdiqën në këtë makinë në Zhur të Prizrenit. Keni kujdes! Mendoni për të afërmit tuaj, mbani shpejtësinë e lejuar. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve. Zoti ua shtoftë gajretin”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, rreth orës 11:00 tre persona kanë humbur jetën nga një aksident që ka ndodh në rrugën Prizren-Zhur. Në këtë aksident janë përfshirë një kamionet dhe një veturë.

Exit mobile version