Behgjet Pacolli i AKR-së ka komentuar incidentin që ka ndodhur në Aeroportin e Shkupit, ku ishte e përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pacolli ka thënë se presidentja nuk është ASPAK fatjore për atë që ka ndodhur, duke shtuar se presidentes i’u është imponuar çdo gjë që ka ndodhur.
“Në përgjigje të shumë pyetjeve që më janë parashtruar sot lidhur me incidentin në aeroportin e Shkupit, dua të theksoj shkurt se; Presidentja, si person me imunitet diplomatik, nuk është ASPAK fajtore për atë që ka ndodhur. Ajo nuk organizon e as qe duhet të organizoi tranzitimin në një aeroport të tretë, kështu që Presidentes i’u është imponuar çdo gjë që ka ndodhur.” – ka shkruar Pcolli.
Ai tutje ka thënë se as personeli i sigurisë në aeroportin e Shkupit nuk është fajtor.
“Po ashtu, edhe personeli i sigurisë në aeroportin e Shkupit nuk është fajtor; ata kanë detyrën të garantojnë siguri të plotë për çdo pasagjer që udhëton me aeroplan.” – ka shkruar ai ndër të tjera.
Në fund Pacolli ka fajësuar stafin e presidentës, duke shtuar se “që shpesh është i mbipopulluar, i panevojshëm dhe jo profesional dhe gjithmonë arrogant”
“Faji kryesor i takon stafit të presidencës, që shpesh është i mbipopulluar, i panevojshëm dhe jo profesional dhe gjithmonë arrogant. Ky staf ka dështuar sërish në facilitetin e kalimit të presidentes në mënyrë dinjitoze në këtë pikë kufitare aeroportuale.” – ka përfunduar ai.