-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli – Pecit: S’ka më keq se të pështysh aty ku ke ngrenë

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka dalë në mbrojtje ish-kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës, pas fjalëve të Ministrit Faton Peci.

Përmes një statusi në facebook Pacolli ka thënë se Peci duhet të kërkojë falje nga Mustafa.

“Ju zoti Peci, jeni rritur dhe ngritur me LDK-në, të cilën e udhëhiqte njeriu që tani ju e shani, Isa Mustafën. Po të isha në vendin e juaj unë do të kerkoja falje”, ka shkruar ai.

Sipas Pacollit, s’ka veti më të keqe se “të përshtysh aty ku ke ngrënë”.

“Ju them nga eksperienca ime e gjatë .. nuk ka veti më të keqe për një të ri  se kjo “të  pështysh aty ku ke ngrenë.

“Po mundohem t’ju kuptoj (pa hyrë në kampin politik), por ne fund gjithmonë konstatoj se fyerjet që i bëni ish kryetarit tuaj nuk i ngjajnë një djali të ri, nje përsoni të ngritur, një ministri dhe një përfaqësues të Kosovës evropiane”, përfundoi ai.

Ndryshe, Ministri i Bujqësisë nga Lista “Guxo”, Faton Peci i ka reaguar ish-kryeministrit Isa Mustafa, pas paraqitjes së ish-ktryetarit të LDK-së në Pressing.

Peci tha se ndihen krenarë që Mustafën e kanë “arkivuar politikisht”, ndërsa ish-shefin e tij në LDK e konsideroi shërbëtor të bandave politike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img