Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur për raportin që ka me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin. Ai thotë se i ka shkruar dy herë sms dhe nuk ka marrë përgjigje nga Osmani.
“I kam dërgu dy sms, nuk ka lidhje për çka. As nuk I ka ra me I shiqu edhe me mi kthy”, ka thënë Pacolli.
Pacolli përdor dhe një fjalë të urtë popullore për Osmanin: Njerëzit kur e kalojnë lumen nuk e shikojnë kalin.
“Por sidoqoftë kom respekt për institucionet dhe zonjën president, e din mirë ajo sa e kam mbështet kur Isa Musatafa ka dashtë me lënë jashtë listës, bile kam ofruar Mustafës mundësin që unë të tërhiqem nga numri dy dhe t’ja lë asaja”, tha Pacolli.