Behgjet Pacolli ka thënë se nuk e kupton pse VV po e bllokon mocionin e opozitës për të diskutuar rreth kërkesave të minatorëve dhe policëve.
Ai ka pyetur se ku mbetet morali politik e premtimet.
“Katastrofë”, ka shkruar ai në Facebook.
“Nuk e kuptoj pse Vetëvendosje (shumica e kuvendit) bllokon mocionin e opozitës për të diskutuar rastet e minatorëve dhe policisë, në parlamentin e Kosovës. Ku mbetet morali politik, ku mbeten premtimet elektorale… katastrofë.”