Pacolli: Nuk e di a do të shkoj në karantinë, do t’i respektoj masat e marra si çdo qytetar i Kosovës

79
Advertisement

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka aterruar në Aeroportin “Adem Jashari” nga Tirana.

Advertisement

Pacolli ka thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar që për të, të mos merren masat sikurse për qytetarët tjerë.

“Asnjë moment nuk ka qenë në kokën time që të veproj jashtë normave të lejuara. Nuk e kam thirr askënd në Kosovë për t’i lehtësuar masave.  Nuk e di nëse do të shkojë në konvikt në karantinë. Unë respektoj normat për çdo qytetar po ashtu edhe për mua”.

“Nëse ka një normë, rregull për qytetarët do të respektoj. Nuk më ka pëlqyer deklarate e u.d, Xhelal Sfeçla, për arrestimin tim. Kjo është e papranueshme për mua”.

“Unë nuk jam kriminel, jam qytetarë, jam i këtij shteti dhe e dua këtë shtet”, ka thënë Pacolli.

Deri më tash, për shkak të pandemisë, çdo person që ka aterruar në Prishtinë, nën përcjellje të Policisë së Kosovës, është dërguar për në Qendrën e Studentëve për karantinë 14 ditore.

Pacolli, që deri tash ka qëndruar në Zvicër, e ka fajësuar Qeverinë Kurti që po dëshiron ta pengojë në ushtrimin e detyrës së tij si deputet.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia derisa ka folur rreth masave të reja ka komentuar edhe kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

“Çdo person i cili në mënyrë të drejtë të rregullt ka hyrë në Kosovë janë disa standarde për të gjithë dhe një pjesë e tyre, të themi shumica, kanë shkuar në karantinë një e pjesë e qytetarëve të moshuar që kanë qenë mbi 70 vite, personat të cilët kanë pasur një dokument që vërteton një sëmundje kronike janë liruar në shtëpi mirëpo me nënshkrimin e një deklarate nën betim se do të qëndrojnë në shtëpi i vetizoluar për 14 ditë. Këto janë masa për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve dhe natyrisht ky është një trajtim që duhet të vlej për të gjithë sepse ne si MSH nuk do të guxojmë të lejojmë“, tha ai./Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës