Behgjet Pacolli është aktiv në rrjete sociale në baza të përditshme.
Poston fotografi, këshilla, por edhe qëndrime politike.
Sot, ai është treguar më i thjeshtë, duke publikuar vetëm një fotografi me djalin e tij Armanin.
Nuk ka pasur ndonjë porosi a qëndrim të veçantë, vetëm u ka uruar mbrëmje të mrekullueshme ndjekësve të tij.
“Një përshëndetje nga unë dhe Armani, duke ju uruar një mbrëmje të mrekullueshme”, ka shkruar Pacolli.