Site icon PrishtinaPress

Pacolli: Marti të tregojë pse Thaçi është në Hagë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se Dick Marty duhet të tregojë se cila ka qenë narrativa e tij që ka quar në paraburgimin e ish-presidentit, Hashim Thaçi.

“Nëse është e vërtetë se Dik Marti po kërcënohet nga inteligjenca serbe, është koha e duhur qe ai të tregoi se si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve, për çka z. Hashim Thaqi sot është në paraburgim në Hagë” shkroi Pacolli në Facebook.

Reagimi i Pacollit erdhi pasi Marty deklaroi se është kërcënuar nga inteligjenca serbe.

Exit mobile version