-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli: Kurti mori atë që donte, vijën e kuqe nga SHBA-ja

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe deputeti Behgjet Pacolli e ka parë si kambanë alarmi mosftesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën që të marrë pjesë në Samitin për Demokraci.

SHBA-ja sot njoftoi se Kosova s’është në mesin e 100 shteteve të ftuara për pjesëmarrje në këtë samit. Arsyetimi ishte se “jo të gjithë partnerët mund të akomodohen në këtë nismë”.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, përjashtimi i Kosovës nga ky samit është “po aq shqetësues sa edhe nevojë për të reflektuar se ku po shkon Kosova”.

“Është hera e parë që Kosova përjashtohet nga një Samit i Shoqërive të Lira, samit ku Kosova duhet të ishte e para në rajon. Kosova më shumë se kurrë më parë ka nevojë të thyejë ciklin e izolimit. Shteti ynë duhet të jetë në forume shumëpalëshe si ky forum, por duhet të ketë edhe angazhim bilateral. Asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që për më shumë se 7 muaj qeveria të mos e vizitojë Uashingtonin dhe as që një lider kosovar të mos takohet me homologët e tyre amerikanë. Kjo nuk ndodhi as gjatë Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së. Nuk i bën Kosovës nder të mbetët së bashku në grup me Vuçiçin, Dodikun dhe Putinin! Përkundrazi është një kambanë alarmi!” ka shkruar ai në Facebook.

“Kryeministri Kurti mori atë që donte. Nga Shtëpia e Bardhë, jo e kuqja, apo e gjelbërta, u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë. Dëm i madh për Kosovën!” ka përfunduar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img