Site icon PrishtinaPress

Pacolli kundër shkarkimit të Trumpit: Kosova ka besim në të

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur kundër iniciativës për shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump.

Ai një postim në Twitter, Pacolli është shprehur se kjo nuk i nevojitet Amerikës dhe botës.

Tutje Pacolli ka thënë se Kosova ka besim në të e se ai do të jetë kyç në marrëveshjen historike me Serbinë.

“Akuza kundër presidentit Trump nuk mendoj se është diçka që Amerika dhe bota ka nevojë. Kosova ka besim të madh në Presidentin Trump, që do të jetë vendimtar në marrëveshjen historike me Serbinë. Pres një fund pozitiv”, ka shkruar ai në Twitter duke komentuar seancën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së që pritet të votojë për “fajësimin” e Trumpit – procedurë që në anglisht njihet si “impeachment”. Procesi i tillë mund të çojë në shkarkim”.

Exit mobile version