Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi RTK ndali transmetimin e lojërave olimpike nga Parisi për të transmetuar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thotë se asnjëherë nuk e ka përjetuar një gjë të tillë.
Asnjëherë më parë nuk kam përjetuar që televizioni publik të ndërpresë transmetimin e lojërave olimpike për të transmetuar një intervistë me Kryeministrin e Kosovës. Kjo ndodhi sonte nga Rtk qe ishte duke transmetuar boxin e lojrave olympike nga Parisi!”, shkroi Pacolli.