1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli konfirmon: Guineja-Bisau rinjohu Kosovën

Vitin e kaluar, Guineja-Bisau kishte tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Tash pas disa muajsh, ky shtet e ka rinjohur Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, vet zëvendëskryeministrit dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Ne kemi punuar prej momentit kur Guinea e ka tërhequr njohjen dhe duke iu falënderuar punës sonë, diplomacisë së Kosovës kemi arritur me Guinen të krijojmë marrëdhënie të mira dhe të ndërlidhemi prapë, të krijojmë kushte që ajo ta rinjoh Kosovën dhe të tërheq njohjen verbale që i dërgoi Serbisë më 19 nëntor, tani ajo ka dërguar notën tjetër ku i thotë se kanë ndryshuar qëndrim dhe vazhdojnë të njohin Kosovën si shtet të pavarur. Falënderoj edhe ambasadorin tonë në Senegal që ka bërë një punë të palodhshme dhe ne presim që shumë shpejt të akreditojmë edhe ambasadorin tonë atje”, ka thënë Pacolli.

Rinjohja nga Guineja-Bisau vjen pasi shteti afrikan tërhoqi njohjen e Kosovës në nëntor të 2017-tës.

Ishte ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic që kishte bërë të ditur një gjë të tillë, duke u mburrur se ishte ai që bindi shtetin afrikan të tërheq njohjen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img