13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli kërkon transparencë nga Qeveria, për situatën ne veri

Ish- presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, kërkon transparencë nga Qeveria e Kosovës, në lidhje me situatë në Veri.

Ai kërkon sqarime se a ka lëvizje të lirë në Veri të Kosovës apo rrugët janë ende të bllokuara?

Më tutje, Pacolli ka pyetur se a munden policët që gjenden atje ti përmbushin detyrime e tyre dhe se a  ka ndërrime dhe  furnizim për këto pika të kontrollit?

‘’ A ka lëvizje të lirë në Veri të Kosovës apo rrugët janë ende të bllokuara. Po dëgjohen zëra se nepër pikat të Policisë së Kosovës kemi Policë tonë të bllokuar. Shtrohet pyetja, a munden këta Policë më i zbatu detyrimet e tyre, a ka ndërrime dhe a ka furnizim për këto pika të kontrollit. Besoj se është e rrugës që Qeveria të tregon transparencë për situatën reale në Veri të vendit’’, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img