Site icon PrishtinaPress

Pacolli: Jam i lënduar që nuk ndërmorrëm asgjë kundër Dick Marty-t

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në një konferencë para mediave, ka folur për mandatin e tij si ministër i këtij dikasteri.

Ai ka vequar punën dhe lobimet e tij të vazhdueshme për Kosovën e pavarur, derisa shprehet se gjithmonë kanë punuar që Kosovën para shteteve të botës ta paraqesin si viktimë e krimit serb.

Pacolli ka përmendur edhe raportin e famshëm të Dick Marty-t, duke thënë se ai ka mbetur i lënduar pse nuk është ndërmarrë asgjë kundër tij.

“Asnjëherë nuk duhet ti harrojmë këto mizori të kaluarës pasi ne ia kemi këtë borgj viktimave. Ne kemi një borgj dhe për të dëshmuar cdo gjë që është fshehur deri tanu për të mbijetuarit por edhe familjet e viktimave. Kosova nuk ka pasë asnjë qasje në dokumnetet e krimit deri para 4 viteve, qeveria jonë nuk ka mund të ketë qasje tek kjo ngjarje.  Unë gjatë takimeve që i kamë pasë gjatë këtyre 2 viteve jam ballafaqu me problemin e gjykatës së hagës dhe gjithmonë është dashtë të durojë shumë here, për ata që u dashtë ti kundërvihen në mënyrë arrogante, jam munduar ta paraqës se ne kemi qenë viktimë e një krimi. Duhet ti tregojmë botës se Kosova ka qenë viktimë e një lufte të padrejtë. Sot kam qenë i lënduar që ne nuk ndërrmorëm asgjë kundër Dick Martit. Thashethemet e tij janë themelu diku 90 përqind në Beograd”, tha Pacolli.

Exit mobile version