0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli i thotë “Jo” koalicionit me AAK-në e Nismën

Liderët e bllokut opozitar AAK- Nisma, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, ditë më parë patën deklaruar se do ta mirëprisnin AKR-në, në koalicionin e tyre.
Madje sot në media u raportua se liderët e tri subjekteve janë takuar dhe se kanë arritur pajtueshmëri që koalicionit opozitar parazgjedhor AAK- Nisma t’i bashkohet edhe AKR-ja.
Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar vetë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli. Pacolli në një prononcim për Telegrafin ka thënë shkurt se kjo nuk është e vërtetë.
“Jo, nuk është e vërtetë”, ka thënë Pacolli. Ndërkaq i pyetur se në rast se do të ju vinte ndonjë ftesë për t’iu bashkuar AAK-së e Nismës, Pacolli u shpreh “do ta studiojmë se çfarë është ajo”.
Në anën tjetër sekretari i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se koalicioni AAK- Nisma nuk është koalicion i mbyllur.
“Në parim që nga arritja e marrëveshjes mes AAK-së dhe Nismës për koalicion parazgjedhor, kemi deklaruar se ky nuk është një koalicion i mbyllur dhe se jemi të hapur për të biseduar edhe me forca tjera politike, personalitete të jetës publike dhe nga shoqëria civile të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë në ndërtimin e boshtit opozitar që për synim do të ketë fitoren në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka thënë Sherifi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img