9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli i LDK-së: Mezi presim të përballemi në gjyq me Faton Pecin

Sekretari i forumit rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka thënë se dyshon që edhe persona të tjerë të afërt me ministrinë e Bujqësisë kanë përfituar grante.

Në një deklaratë për “rtv21”, ai ka thënë se “mezi pret të përballet me ministrin Faton Peci” në gjyq.

Vlen të theksohet se gjatë javës së kaluar, Pacolli publikoi dy video ku njoftoi për grantet që u janë dhënë familjarëve të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

“Bëri kallëzim penal dhe të nesërmen anuloi grantet për vëllain e Fitore Pacollit, dajën e saj dhe këshilltarin e tij, Naim Huruglicën. Kallzimin penal e ka bërë për të ndal zërin kritik të forumit rinor të LDK-së dhe mezi presim të përballemi në gjyq me z.Pecin, në momentin e par që kemi bë publike ne nuk jemi marr me fermerët jemi marr direkt direkt me ministrin Peci dhe këtu jemi faqebardhë. Nuk do të dal asnjë fermer që është thirr nga forumi rinor i LDK-së, për të bërë ndonjë deklaratë të tillë.” – ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img