Site icon PrishtinaPress

Pacolli i kundërpërgjigjet Enver Hasanit, e quan ‘hajn-uz’, abuzues seksual dhe keqpërdorues të pozitës zyrtare

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i është kundërpërgjigjur ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili e ka kritikuar ashpër këtë të fundit, duke  thënë se nuk do t’i falet koalicionit PAN që i ka besuar një dikaster kaq të rëndësishëm një njeriu që, sipas tij, për një kohë të gjatë ka bërë biznes me vendin armik të Kosovës, siç është Rusia.

Pacolli e ka quajtur ‘hajn-uz’ Hasanin, duke i thënë se është abuzues seksual dhe njeri që po akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Hasani nuk do të arrijë atë që ka arritur Pacolli.

Hasani: Pacolli s’ka bagazh intelektual, sjelljet e tij rrugaçërie kanë ndikuar që të mos shtohen njohjet për Kosovën

 

Postimi i plotë i Pacollit:

“Ky postim përmban përgjigjen time për njëfarë Hajn-uzi, e juve, miqëve të mi ju kërkoj ndjesë

Ti Hajn-uz, Enver, Hysen, Hasan apo si e ke emrin, lirisht mund të jetosh 3000 vjet, por kurrë nuk do ta arrish atë që kam arritur unë, në jetën time normale si në aspektin human ashtu dhe në atë profesional. Ty, hajn-uz dhe ideve tuaja ju vjen erë e keqe ndaj duhesh të pastrohesh për të mos ndotur shoqerinë! Shko e shperlahu nga kjo erë e padurueshme para se me përmend emrin tim apo familjen time. E din ti çka po mendoj, Hajn-uz! Por, pastrohu po ashtu edhe nga proceset e shumta gjyqësore e nga akuzat për dëmet që ja ke bërë kësaj shoqërie. Une vijë nga një familje fshatare bujare që ka gjëneru, jo hajna por njerëz punëtorë, mikpritës, krenarë e ti hajn-uz nuk je në lartësinë me e pergojuar atë!

Ti Hajn-uz, asgjë nuk ke bërë për shoqërinë e shtetin e Kosovës pos hajnive, shantazheve, dhunimeve e gënjeshtrave… E unë… unë me punë kam mundësuar qe familja ime të kapercejë ku e ku nivelin e ashtu quajtur familjes intelektuale të sojit tënd e të cilën, ti Hajn-uz e e përfaqëson. Arritjet e mia i kam mundësuar me punë mu në qendër të kryeqyteteve perëndimore. Ndërsa për ty Hajn-uz Enver dhe Hasan dihet se origjina e arritjeve tua ngjanë e dyshimtë dhe sigurisht me prejardhje lindore, (me gjithë respektin per Lindjën).

Une nuk kam abuzuar me ndonjë studente time, ndërsa për ty, hajn-uz, Enver,Hasan apo Hysen flitet se i ke dhunuar ato. Nga ana tjetër ti hajn-uz nuk ke dhënë kontribut për këtë shtet (gjithmonë nëse nuk llogarisim kontributin tënd negativ si fabrikues diplomash doktorësh të rrejshëm).

E unë… unë të paktën 5000 paga mujore (mos me i përmend tjerat) për popullin tim, që nga fillimi i vitit 1990 e këndej e tani edhe nga mbi 15.000! 
Ti e quan të turpshme përgjigjen time ironike ndaj Brnabiqit (ironi të cilën kurrë nuk e ke kuptuar) apo shtrëngimin e dorës me Presidentin Trump! Ti Hajn-uz e ëndërron atë kurse unë e bëj.

Ti Hajn-uz, Enver dhe Hasan thuaj çka të dush por veprat e mia, dëshmitë e mia profesionale dhe akademike në krejt globin, tregojnë se modestisht jam më i ditur, më i ndershëm, më i shkolluar e më punëtor e human se ti! Tani ti Hajn-uz beso ç’ të dush, shih ëndrra e mendo si të më ofendosh edhe më tutje por unë sot (nuk po tregoj më tepër se çfarë … je), por po udhëtoj drejt Londrës për të darkuar me një person të rëndësishem e kthehem për desert me miqtë e mi në Hajvali..”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, profesori universitar, Enver Hasnai, krahas kritikave të shumta në llogari të shefit të diplomacisë kosovare, ka thënë se  veprimet dhe sjelljet e Pacollit kanë ndikuar edhe që të mos shtohet numri i njohjeve për shtetësinë e Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version