9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli i çon Presidentët e Kryeministrat e Shqipërisë për vizitë në Hagë, të Kosovës nuk “i përgjigjen”

Këshilltari politik i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, thotë se me iniciativën e kryetarit të AKR-së, javën e ardhshme presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë do t’i vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai ka shkruar se Pacolli u ka bërë ftesë edhe ish-presidentëve të Kosovës por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

“Me iniciativën e ish presidentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli javën e ardhshme ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, bashkë me z.Pacolli do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre. Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilen thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës”, ka shkruar Zyberaj.

Ai ka thënë se qëllimi i vizitës është solidarizimi me krerët e UÇK-së.

“Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta. Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës”, ka shkruar ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img