Site icon PrishtinaPress

Pacolli: Historike, ngritja e flamurit të Kosovës në Korenë Jugore (Foto)

Flamuri i Republikës së Kosovës është ngritur për herë të parë në Pyeongchang të Koresë Jugore, ku edhe po mbahen Lojërat Olimpike Dimërore.

Kësaj i është gëzuar zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Ai e ka quajtur historike ngritjen e flamurit të Kosovës në Korenë Jugore.

“Flamuri i Kosovës për herë të parë në histori të saj të Lojërave Olimpike Dimërore është ngritur në Pyeongchang të Koresë Jugore”, ka shkruar ai.

Exit mobile version