-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli godet Kurtin: “Serbia s’ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çka i duhet asaj e bënë zotni Kurti”

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, paralajmëroi se së shpejti do të hiqet vendimi për ndalimin e mallrave serbe.

Pacolli ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se mjafton të analizohet çdo vendim që nga reciprociteti për targa e tutje, që qytetarët të kuptojnë se çfarë ka humbur e fituar Kosova.

Në fund, ka goditur Kurtin, duke thënë se e kishte lexuar në një portal ndërkombëtar se “”Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çka i duhet asaj e bënë zotni Kurti”.

“Në janar të këtij viti, kam lexuar në një portal ndërkombëtar ku shkruhej: “Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çka i duhet asaj e bënë zotni Kurti”. ???????????? Mos të flasim për deklaratat kontradiktore të vartësve të Kryeministrit pas çdo takimi me serbët ose në kontekst me ta.” Kho dhemb, por kështu është realiteti fatkeqësishte!”, ka shkruar Pacolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img