Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk ka biseduar me askënd për mundësitë e përfshirjes në Qeverinë Hoti.
Përkundër votimit të Pakos për rimëkëmbje ekonomike, Pacolli nuk bëri të ditur pozicionin e qartë të partisë së tij nëse do të jetë pjesë e qeverisë, por tha se partia që ai drejton do të vazhdojë të jetë konstruktive.
“Nuk është diskutuar me askënd, unë si gjithmonë kam qenë konstruktiv”, tha ai, raporton KP.
Ai tha se aty ku qeveria meriton përkrahje, ajo mund të llogaritë në votat e tij.
“Unë aty ku meriton qeveria të përkrahet do ta përkrahim, nuk është hera e parë më duket”, tha Pacolli.