Site icon PrishtinaPress

Pacolli flet për ish- ministrin e shkarkuar: Bejtush Gashi do të marrë një pozitë tjetër

I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli është ka deklaruar se në kuadër të riorganizmit të përgjegjësive institucionale, i ka bërë një kërkesë kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh shefi i diplomacisë, ka kërkuar që të bëhet emërimi i Fatmir Matoshit si ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Pacolli, poashtu ka kërkuar nga Haradinaj që Ekrem Mustafa të emërohet në detyrën si ministër i Punëve të Brendshme.

Por, Pacolli nuk ka komentuar shkarkimin e Bejtush Gashit, derisa ka treguar se në ditët në vijim ai do të marrë një pozitë tjetër institucionale.

“Dua të falendëroj për kontributin e tij të deritashëm z.Bejtush Gashi i cili në ditët në vijim do të marrë një përgjegjësi të rëndësishme institucionale, në funksion të realizimit të objektivave tona qeverisëse.”, ka shkruar ai mes tjerash.

Shkrimi i tij i plotë: 

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës.
Në kuadër të riorganizimit të përgjegjësive institucionale, sot me propozimin tim si president i AKR-së, i kam adresuar Kryeministrit të Kosovës z .Ramush Haradinaj një kerkesë për të emëruar z.Fatmir Matoshi, Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe z. Ekrem Mustafa, Ministër të Punëve të Brendshme.
Dua të falendëroj për kontributin e tij të deritashëm z.Bejtush Gashi i cili në ditët në vijim do të marrë një përgjegjësi të rëndësishme institucionale, në funksion të realizimit të objektivave tona qeverisëse.

Exit mobile version